Unlimited Plugins, WordPress themes, videos & courses! Unlimited asset downloads! From $16.50/m
Advertisement
  1. Code
  2. WordPress
Code

Linja e komandës WordPress

by
Difficulty:BeginnerLength:ShortLanguages:

Albanian (Shqip) translation by Afrim Jusufi (you can also view the original English article)

Final product image
What You'll Be Creating

Zhvilluesit dhe përdoruesit e WordPress janë të njoftuar me panelin e administrimit /wp-admin  dhe si ai funksionon.

Ky udhëzues është si për përdoruesit po ashtu edhe administratorët.  Shumë herë i kam dëgjuar ata duke u ankuar (në veçanti administratorët e sistemit) për atë se, për shkak të numrit të madh të opsioneve të konfigurimit në panelin e administruesve të WordPress shpesh herë janë të hutuar dhe të pasigurte se ku të klikojnë ose të mbajnë mend se ku gjendet ndonjë funksionon i veçantë.   Pasi që e gjitha kjo varet nga krijuesit plugin-ëve, nuk ekziston një mënyrë e centralizuar për të bashkëvepruar me WordPress si një ndërfaqe e drejtpërdrejtë komanduese.

Pra, ato ditë me të vërtetë kanë kaluar për shkak se WordPress e ka tani veglën Linja komanduese, e cila seriozisht mundet t’ju kursej kohë!

Merrni veglën

Shkarko WP-CLI me sa më poshtë në linjën komanduese:

Kontrolloni se a funksionon me:

Tani për të vendosur këtë si një komandë të vetme në wp e cila do të jetë në dispozicion kudo, ekzekutoni si në vijim:

Kjo do të kërkojë fjalëkalimin tuaj root për përfundimin e komandës sudo.

Për udhëzuesin zyrtar, shkoni te faqja e internetit WP-CLI për të marrë udhëzime dhe informacione më të hollësishme rreth projektit WP-CLI (siç janë çështjet e konfigurimit të MAMP dhe tema të tjera të dobishme të mbështetjes)

Përdorimi

Për të përdorur veglën WP-CLI, vetëm kaloni me cd në direktoriumin e instalimit të WordPress dhe ekzekuto wp:

Puna me veglën wp është shumë vetë shpjeguese.  Tani mund  të kryeni secilin funksion nga vegla e bazuar në shfletues, edhe nga linja komanduese.  Krijimi i blogut, ekzekutimi i kodeve, mbështetja e plugin-eve,  të gjitha janë këtu.

Për të mësuar më shumë rreth funksionalitetit të wp, thjesht ekzekutoni  wp help<command> , p.sh.:

Nga këtu, mund të kryeni një azhurim të WordPress me update ose thjesht kontrolloni nëse është i nevojshëm ndonjë përditësim me check-update.

Kopja e sigurisë (Bekap) 

Për të krijuar një kopje të sigurisë (Bekap) të WordPress  me CLI, vetëm ekzekutoni:

Kjo do t'ju japë një kopje sigurie të pakomprimuar dhe një skedar .SQL, nga të cilat pastaj mund të krijoni një tarball si vijon:

Kthimi i të dhënave nga kopja e sigurisë (Restore)

Vendosni webroot-in e serverit tuaj në direktoriumin e krijuar me komandën  wp db export dhe importoni .SQL me mysql kështu:

Instalimi i një plugin-i

Për të instaluar një plugin, thjesht mund të ekzekutoni:

Mund të shihni se cilët plugin janë instaluar me wp plugin list:

Mund t'i aktivizoni dhe çaktivizoni këto shtojca me argumentet  activate ose deactivate , kështu:

Instalimi shumëfaqësh 

Për të bërë punën tuaj wp me një instalim shumëfaqësh të WordPress,  duhet vetëm të kaloni argumentin e --url, kështu:

Nëse doni që wp të mbajë  mend konfigurimin tuaj i --url,  mund ta specifikoni atë në një wp-cli.yml, e cila duhet të jetë e vendosur brenda root-it të WordPress

Shto kodin në vijim në wp-cli.yml:

Tani do të jeni në gjendje të hiqni argumentin --url nga komandat tuaja të wp, p.sh.

Kjo do të lexojë konfigurimin nga wp-cli.yml dhe do të kalojë testin --url test.example.com për ju.

Përfundim

Për të kontrolluar për përditësime (update), bëni një kopje të sigurisë (backup) të WordPress-it tuaj, shtoni ose hiqni plugin-at ose ndryshoni temat, të gjitha këto tani  mund ti bëni pa e lënë linjën e komandës. Kjo, me të vërtetë, e bën wp-cli një vegël shumë të fuqishme.

Për më shumë informacione mbi zgjerimin e mëtejshëm të veglës wp-cli, vazhdoni të lexoni në udhëzuesin  WP-CLI manual.

Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement
Looking for something to help kick start your next project?
Envato Market has a range of items for sale to help get you started.